Faqe Interneti për Shitje Makinash
Një biznes që merret me shitjen e automjeteve ka nevojë për një mënyrë të organizuar për të prezantuar makinat që ka në dispozicion. Një website profesional ju mundëson të publikoni automjetet, fotografitë, specifikimet teknike dhe informacionet e kontaktit në një platformë të vetme.
Pse i duhet një website një autosalloni?
Një faqe interneti ju ndihmon të krijoni katalogun tuaj online. Në vend që çdo automjet të prezantohet vetëm në rrjete sociale ose platforma të jashtme, mund të keni një faqe të dedikuar për inventarin dhe aktivitetin e biznesit.
Çfarë duhet të përmbajë website-i?
- Katalogu i automjeteve: Lista e makinave të publikuara për shitje.
- Fotografitë: Galeri për çdo automjet.
- Specifikimet: Marka, modeli, viti, kilometrazhi, karburanti dhe të dhëna të tjera relevante.
- Filtrat e kërkimit: Mundësi për të organizuar katalogun sipas kritereve të përcaktuara në projekt.
- Faqja e automjetit: Përshkrim dhe informacion i veçantë për çdo makinë.
- Kontakt: Formular interesi dhe informacionet e biznesit.
Katalog online për automjetet
Një katalog i strukturuar e bën më të lehtë prezantimin e inventarit. Çdo automjet mund të ketë faqen e vet me fotografi dhe të dhëna të përditësuara. Kjo është veçanërisht e dobishme për bizneset që publikojnë vazhdimisht automjete të reja.
Funksionalitete sipas mënyrës së punës
Në varësi të nevojave të autosallonit, website-i mund të planifikohet me katalog dinamik, filtra dhe formularë interesi. Funksionalitetet përcaktohen sipas kërkesave konkrete të projektit.
Njihuni me paketën bazë, paketën dinamike dhe paketën eCommerce.
Pamje ilustruese e panelit të administrimit