Faqe Interneti për Shtëpi me Qera
Pronarët dhe agjencitë që merren me dhënien e shtëpive dhe apartamenteve me qira kanë nevojë për një mënyrë të qartë për të prezantuar pronat. Një website profesional ju mundëson të publikoni fotografitë, karakteristikat dhe informacionet e çdo prone në një platformë të dedikuar.
Pse duhet një website për prona me qera?
Një faqe interneti ju jep kontroll mbi prezantimin e pronave dhe informacionin që u ofroni vizitorëve. Mund të krijoni një katalog të organizuar, ku çdo shtëpi ose apartament ka përshkrimin dhe galerinë e vet.
Çfarë duhet të përmbajë website-i?
- Katalogu i pronave: Lista e shtëpive dhe apartamenteve të publikuara.
- Fotografitë: Galeri për çdo pronë.
- Karakteristikat: Sipërfaqja, numri i dhomave, pajisjet dhe të dhëna të tjera relevante.
- Vendndodhja: Informacion mbi zonën dhe pozicionin e pronës.
- Kushtet e qirasë: Informacionet e rëndësishme për periudhën dhe mënyrën e qirasë.
- Kontakt: Formular kërkese dhe mënyrat e komunikimit.
Një faqe e veçantë për çdo pronë
Çdo pronë mund të ketë faqen e vet me përshkrim, fotografi dhe karakteristika. Kjo e bën më të lehtë për vizitorët të krahasojnë alternativat dhe të kërkojnë informacion për pronën që u intereson.
Website për prezantim ose menaxhim kërkesash
Në varësi të aktivitetit, website-i mund të jetë një katalog informues ose të përfshijë formularë për kërkesa dhe funksionalitete rezervimi. Për pronat që jepen me qira afatshkurtër, mund të planifikohet edhe një sistem për menaxhimin e disponueshmërisë, sipas kërkesave të projektit.
Një shembull relevant i prezantimit të akomodimit është VisitGolem.
Shikoni paketën bazë, paketën dinamike dhe paketën eCommerce.
Pamje ilustruese e panelit të administrimit